Selena Gomez ka publikuar albumin e saj të ri “I Said I Love You First”, dhe fansat kanë nisur menjëherë të analizojnë tekstet, duke sugjeruar se disa këngë mund të jenë referenca për ish-in e saj, Justin Bieber.
Një nga këngët më të diskutuara, “How Does It Feel to be Forgotten”, përmban vargje që disa besojnë se i drejtohen Bieber.
“Ti je kaq i turpshëm. Shko qaj kur askush nuk të shikon”. Po ashtu, kënga “You Said You Were Sorry” ka nxitur spekulime me rreshtat: “Më the se të vjen keq. Më fal për gjithçka”, shkruan DailyMail.
Albumi ka rikthyer në vëmendje edhe marrëdhënien e dikurshme të Gomez me Bieber, i cili u martua me Hailey Bieber menjëherë pas ndarjes nga këngëtarja në 2018.
Fansat e Gomez e kanë akuzuar shpesh Hailey-n për “vjedhjen” e Justin-it, duke çuar në një rivalitet të vazhdueshëm mes tyre në rrjetet sociale.
Në një mesazh për ndjekësit, Selena tha se albumi reflekton të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e saj, ndërsa theksoi se disa këngë janë frymëzuar jo vetëm nga marrëdhëniet romantike, por edhe nga miqësitë e saj.