Ballina Kulturë Hapet në muzeun “Marubi” në Shkodër ekspozita “Venus”

Hapet në muzeun “Marubi” në Shkodër ekspozita “Venus”

21
0

Në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër është hapur ekspozita “Venus!”, një udhëtim artistik që na kthen pas në kohë, në oborrin e një shtëpie karakteristike qytetase, ku zhvilloheshin ngjarje të rëndësishme artistike, kulturore dhe politike, të fiksuara mjeshtërisht në objektivin e fotografëve të shquar Dedë Jakova, Gegë Marubi dhe Pjetër Rraboshta.

Kjo ekspozitë, e kuruar nga Lek Gjeloshi, lindi si rezultat i një kërkimi disa vjeçar në koleksionet e tyre.

Muzeu Marubi, mbetet një ndër atraksionet turistike me të vizituara në veri prandaj i gjithë viti është planifikuar me ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare.

E mbështetur nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 1 qershor.