Ballina Politika Kryetari i ri i PD?/ Ja kujt ia beson Berisha drejtimin e...

Kryetari i ri i PD?/ Ja kujt ia beson Berisha drejtimin e demokratëve

157
0

Kryedemokrati Sali Berisha u pyet në një dalje televizive se kë sheh ai si pasardhësin e tij në krye të PD apo nëse ka një emër të preferuar.

Berisha u përgjigj se lideri i një partie ka si mision ta çojë forcën që ai drejton te fitorja dhe jo të krijojë pasardhësin e tij.

Për liderin e ardhshëm të PD, kryedemokrati tha se do të respektojë vendimin e anëtarësisë.

Më tej kreu i PD u shpreh se asnjë nga familjarët e tij nuk u përfshi në politikën aktive e për rrjedhojë askush nga familja e tij nuk është kandidat për të drejtuar demokratët.

“Lideri i një force politike ka detyrë dhe mision kryesor ta çojë partinë në fitore dhe jo të krijojë pasardhësin e tij. Nuk është detyrë e asnjë lideri, është e drejta e anëtarëve të partisë. Do të respektoj vendimin e anëtarësisë. Brenda familjes sime nuk ka asnjë kandidat. Vazja ime ndjek politikën nga jeta e saj private. Nuk hyri në listë as të mbyllur as të hapur”, tha Berisha.