Ballina Aktualitet Lulzim Basha viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve për festën e Sulltan Nevruzit: Shënoftë...

Lulzim Basha viziton Kryegjyshatën e Bektashinjve për festën e Sulltan Nevruzit: Shënoftë kjo ditë, nisjen e një…

26
0

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatja për deputete, Oriola Pampuri, zhvilluan sot një vizitë në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve, me rastin e festës së Sulltan Nevruzit, ku u prit nga Kryegjyshi Botëror, Baba Mondi.

Në këtë ditë të veçantë për komunitetin bektashi dhe më gjerë, Basha përcolli urimet e tij të përzemërta për paqe, begati dhe shpresë për të gjithë shqiptarët.
“Përzemërsisht u përcjell urimet më të ngrohta të gjithë besimtarëve bektashinj dhe mbarë shqiptarëve për Sulltan Nevruzin – shënoftë kjo ditë nisjen e një pranvere shpirtërore për Shqipërinë! Le të na ndriçojë gjithmonë drita e mirësisë, në çdo familje dhe në çdo cep të atdheut tonë. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe mbarë shqiptarët!” – shprehet ai.