Ballina Europë Në terapi prej 14 shkurtit, Papa Françesku del nesër nga spitali. Mjekët:...

Në terapi prej 14 shkurtit, Papa Françesku del nesër nga spitali. Mjekët: Parametrat shëndetësore u përmirësuan shpejt

25
0

Papa Françesku do të lërë nesër ambientet e spitalit Gemelli, ku qëndroi në terapi prej datës 14 shkurt.

Nga nesër Ati i Shenjtë do të përballet me një periudhë rekuperimi që zgjat 2 muaj. Ai do të qëndrojë në Santa Marta.

Megjithatë, ai do të vazhdojë trajtimin me medikamente mjekësore. Papa Françesku nuk kishte covid dhe se pneumonia është kaluar tanimë, por virusi polimikrobial vijon të mbetet, njoftoi Sergio Alfieri.

Në konferencë për mediat doli edhe doktori Luigi Carbone, i cili tha se treguesit shëndetësorë të Papa Françeskut u përmirësuan shpejt dhe mendohet që ai t’i rikthehet aktiviteteve të tij brenda një kohe të shkurtër.

Vizita e planifikuar e Papa Françeskut në Turqi mund të realizohet, tha Carbone, por duke shtuar se është e vështirë të bëhen parashikime.

Nesër, e diel 23 mars, Papa Françesku do të përshëndesë dhe japë bekimin e tij për besimtarët katolikë.