Ballina Politika Primaret e Partisë Demokratike/ Berisha tregon arsyet pse Çupi dhe Tabaku u...

Primaret e Partisë Demokratike/ Berisha tregon arsyet pse Çupi dhe Tabaku u lanë në listat e hapura

37
0

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar në një emision televiziv, foli mes të tjerash edhe në lidhje me procesin e Primareve.

Ai u shpreh se procesi ishte konsultues me anëtarësinë e PD dhe në përgjithësi preferencat e tyre janë marrë parasysh në përpilimin e listave të kandidatëve për 11 majin.

“Bëmë shumë mirë që i bëmë Primaret sepse u pyetën anëtarët për preferencat e tyre dhe në përgjithësi u morën parasysh. Primare që zhvillohet brenda partisë janë një konsultë.
Kokçarja dhe pakënaqësi ka pasur por në tërësi në listat e mbyllura, me përjashtime të vogla, janë vendosur më të votuarit”, tha ai.

Berisha u ndal edhe tek Jorida Tabaku dhje Dhurata Çupi, dy emra të cilat shkaktuan zhurmë për shkak të mos përfshirjes në listat e mbyllura të PD, duke sqaruar edhe vendimin e marrë.

“Tabaku është në lisë të hapur sepse 4 vendet gra në listën e Tiranës janë Ex Officio, Jozefina Topalli, Albana Vokshi, zonja Xhixho që caktohet nga PL dhe Mesila Doda që caktohet nga PDIU.

Pra nuk futet një më pak e votuar se Tabaku që të vlerësohet si mosvlerësim.

Tabaku dhe Çupi janë zonja me kontribute të jashtëzakonshme. I njëjti vlerësim është edhe për zonjën Zhulali. Vendet u zunë nga Ex OFFICIO”, ka sqaruar Berisha.