Ballina Rajoni Qëllohet me vezë kryetari i Nishit, Vuçiqit i anulohet tubimi me mbështetësit

Qëllohet me vezë kryetari i Nishit, Vuçiqit i anulohet tubimi me mbështetësit

27
0

Mbështetësit e presidentit serb, AleksandarVuçiq kanë anuluar mbrëmë një takim në Nish pasi në qendër të qytetit, ku ishte planifikuar të mbahej një tribunë e Partisë Progresive Serbe (SNS) me pjesëmarrjen e krerëve të partisë, u mblodhën shumë protestues. Disa nga protestuesit hodhën vezë drejt përfaqësuesve të Vuçiqit.

Me vezë u qëllua edhe kryetari i komunës së Nishit, Dragoslav Pavloviq, i cili gjithashtu u spërkat me një lëng të panjohur. Në rrjetet sociale u shfaq një video e incidentit.

Një tjetër video tregon se edhe drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Nish, Milorad Jerkan, u përball me një situatë të ngjashme.