Kryeministri Rama sapo ka mbërritur në qytetin e Vlorës.
Rama do ta kalojë këtë të shtunë në rezidencën qeveritare teksa mbrëmjen po e shfrytëzon për ta kaluar me stafin e tij të zgjeruar dhe strukturat në Vlorë.
Kryeministri dhe anëtarët e strukturave vendore në qytetin bregdetar dhe shtabit të PS do të ulen për një darkë në një prej restoranteve në zonën e “Ujit të ftohtë”, cilësuar dhe si një takim pune.
Në takimin e mbrëmjes do të marrin pjesë mbi 50 persona. Ndërkohë nesër Rama do të ketë një sërë takimesh në kuadër të fushatës elektorale teksa mësohet se do të inspektojë edhe disa projekte në qytet