Ballina Europë Tensionohet situata në Stamboll. Policia shtyn qytetarët që protestojnë kundër Erdogan. 5...

Tensionohet situata në Stamboll. Policia shtyn qytetarët që protestojnë kundër Erdogan. 5 mijë forca shtesë në terren

17
0

Tensionohet atmosfera jashtë gjykatës së Stambollit ku qindra mbështetës të Ekrem Imamoglu janë mbledhur dhe po brohorasin në favor të kryebashkiakut të Stambollit, me forcat e policisë që i shtyjnë ata.

Pavarësisht ndalimit të tubimeve, i cili u zgjat deri më 27 mars, mbështetësit e Imamoglu qëndrojnë jashtë gjykatës, ndërsa procedurat me 34 hetuesit dhe 91 të pandehurit (përfshi Imamoglun) pritet të zgjasin gjithë natën.

Forcat e policisë e kanë kthyer pallatin në një fortesë pasi janë përforcuar me  5000 kolegë të tyre  nga krahina të tjera të vendit. Policia ka vendosur edhe topa uji dhe ka ngritur në ajër dhjetëra dronë.