Ballina Politika “T’i japim fund politikës së Ramës ‘një hajdut bie, mijëra ngrihen”, Basha...

“T’i japim fund politikës së Ramës ‘një hajdut bie, mijëra ngrihen”, Basha nga Fieri: Vota e 11 majit është edhe për një SPAK që lufton më fort korrupsionin

29
0

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, prezantoi ditën e sotme kandidatët për deputetë të qarkut të Fierit para strukturave. Në fjalën e tij, Basha i është referuar replikave të fundit me kryeministrin Rama dhe tha se vartësit e tij ende nuk kanë dhënë përgjigje për pyetjen e thjeshtë: ku i kanë shokët që abuzuan në qeverisje?

Ai gjithashtu tha se i duhet dhënë fund motos së kryeministrit që thotë se “një hajdut bie, qindra hajdut të tjerë ngrihen”. Për këtë, Basha tha se i duhet dhënë mbështetje të plotë SPAK-ut, duke theksuar se ky institucion nuk mjafton për t’i dhënë fund korrupsionit, por kërkon përkrahjen e popullit për të mbështetur me veprime konkrete dhe për të sjellë ndryshimin në Shqipëri. Ai më tej u bën thirrje qytetarëve se “SPAK-u popullor është 11 maji”.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Kryeministri dhe vartësit e tij, edhe sot e kësaj dite nuk kanë guximin dhe shokët e tij nuk kanë guximin të më kthejnë përgjigje për një pyetje fare të thjeshtë. Të cilën edhe këtu në Fier do ta perifrazojmë me fjalët e repistit të famshëm “Ku t’kanë mbet shokët o Rame”. Ku t’kanë mbet shokët o Rame? 313-ta. 7×7, 313. Më tha dikush rrugës, më pyetë fëmijët i kam 10 vjeç, çfarë është 313-ta? Dhe ia shpjegova çfarë është 313-ta, është vendi ku janë pushtetarët e korruptuar të arrestuar nga SPAK. Është burgu ku duhet të shkojnë edhe ajo pjesë që akoma vërtetitet e lirë, por që është nën hetim dhe që objektiv ë këto zgjedhje ka si e si t’i shpëtoj drejtësië, jo të ndihmojë shqiptarët. Nuk më më kthen përgjigje, ku të mbetën shokët o Rame? Thotë ku janë shokët e tu. Shokët e mi të vërtetë, miqtë dhe mikeshat e mia të vërteta, janë këtu në këtë sallë, janë kandidatët tanë, janë fytyra njerëzore e një politike njerëzore. Janë publiku i Fierit dhe i gjithë Shqipërisë, që pret ndryshim. Nuk kam unë asnjë pishman për ata që ngelën pas, të kapur rob nga dosjet e tyre qofshin të sigurimit apo të korrupsionit, apo nga egoja e sëmurë që qelbej era vezë e prishur, dhe për të cilën u treguan të gatshëm të lëpinin atë që pështynin nga mëngjesi deri në darkë. Asnjë pishman nuk kam, i them 100 herë në ditë Zotit, Faleminderit që më shpëtove nga ata dhe më bekove me miqtë e vërtetë. Prandaj jemi këtu, për t’i shërbyer qytetarëve. Shikojeni këtë ekip. Ekipin tonë anembanë Shqipërisë. Nuk ka një person të ketë frikë nga SPAK-u. Pse? Sepse vijnë për të shërbyer, nuk vijnë për të marrë. Pra ta kthejmë edhe njëherë këtu nga Fieri, o Rame ku t’metën shokët? Si thotë, “një bie mijëra ngrihen”. Po ky është problemi mo Ram, se sa kohë të jesh ti në krye të punëve, për çdo hajdut që bie, ngrihet një mijë hajdutë dhe kjo duhet marri fund. Nuk mund të pranojmë më, bie një hajdut dhe ngrihet një hajdut tjetër. Sigurisht SPAK-u do ta bëjë punën e vet, ne do t’i japim mbështetje totale. Sot në opozitë dhe nesër me votën e shqiptarëve në qeverisje të vendit. Me programin tonë, me ekipin tonë, me vendosmërinë tonë, dhe do të punojmë me aleatët tanë strategjik që t’i shkojmë deri në fund pastrimit me acid të skenës së korruptuar të politikës shqiptare. Por nuk mjafton, SPAK-u është një aset, por i vetëm dhe i izoluar nuk mjafton të sjell atë që duan familjarët, prindërit, rinia e Fierit dhe e Shqipërisë. Sepse në qoftë se politika e Edi Ramës dhe e PS është që një hajdut bie, mijëra ngrihen, atëherë i bie të jetë i gjithë populli SPAK. SPAK-u popullor është 11 maji.