Ballina Rajoni Tragjedia në Koçan! 34 persona të dyshuar deri tani, vazhdojnë hetimet

Tragjedia në Koçan! 34 persona të dyshuar deri tani, vazhdojnë hetimet

25
0

Numri total i të dyshuarve për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan ka arritur në 34 persona.

Kjo u tha nga prokurori publik, Ljupço Kocevski, i cili njoftoi se është hapur një procedurë hetimore ndaj 27 individëve dhe tre personave juridikë, pas hetimeve të para që janë zhvilluar për shtatë oficerë policorë nga SPB Shtip dhe Koçan.

Në këtë fazë të hetimeve, janë ngritur akuza për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” sipas nenit 292, dhe për “shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288 të Kodit Penal. Po ashtu, një person është akuzuar për “marrje ryshfeti” sipas nenit 357 të Kodit Penal, shkruan Alsat M.

Kryeprokurori Kocevski theksoi se, që nga viti 2012 deri më 16 mars 2025, të dyshuarit nuk kishin marrë masat mbrojtëse të duhura, duke rrezikuar jetën e njerëzve dhe pasuritë e tyre në një shkallë të gjerë. Ai shtoi se ky zinxhir i shkeljeve ligjore ka sjellë deri tek zjarrvënia katastrofike.