Ballina Kulturë U ruajt për 160 vite, del në ankand piktura e rrallë

U ruajt për 160 vite, del në ankand piktura e rrallë

28
0

Vepra e artit e piktorit Eugene Delacroix pritet të shitet 300 mijë Euro.

Një pikturë e mjeshtrit romantik francez Eugene Delacroix, e cila është rishfaqur pas 160 vitesh, është gati të dalë në shitje në një ankand në Paris.

E mbajtur brenda së njëjtës familje për më shumë se 150 vjet në studion e artistit që nga 1864, vepra artistike e panjohur do të dalë në ankand në Paris më 28 Mars.

Piktura e titulluar “Etude de Lions Couches” (“Studimi i luanëve të shtrirë”), vlerësohet të arrijë deri në 300 mijë Euro.

“Që nga viti 1864 askush nuk e ka parë, ka kaluar nga koleksioni në koleksion dhe hera e parë që është parë në publik, në një farë mënyre është sot. Është sot që e prezantojmë për botën. Prandaj kjo pikturë është mjaft e jashtëzakonshme, sepse kanë kaluar 160 vjet që askush, asnjë person nuk e ka parë”, u shpreh Malo De Lussac.

I magjepsur nga bota e kafshëve, piktori francez i romantizmit, prodhoi vepra të shumta gjatë karrierës së tij, duke përfshirë vitet e fundit të jetës së tij i cili krijoi piktura me temën e luanëve.

Shumë studiues e kanë interpretuar magjepsjen e tij për kafshët si një projeksion të vetë artistit, i cili ishte i famshëm për natyrën e tij intensive, pasionante dhe madje të pazbutur.