Energjia sizmike e lëshuar në Egjeun jugor, midis Santorinit dhe Amorgos, me më shumë se 20 mijë tërmete në javët e fundit, korrespondon me një tërmet potencialisht shkatërrues me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter, tha sot profesori i gjeologjisë Efthimios Lekas.
Efthimios Lekas, i cili është edhe presidenti i Organizatës për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmetet, tha në një deklaratë për televizionin ERT se ishte një fenomen i paprecedentë që komuniteti shkencor vazhdon të monitorojë me interes të vazhdueshëm global, duke përdorur sensorë të përmirësuar të instaluar në zonë, raporton Kathimerini.
“Mbi 20,000 dridhje sizmike të regjistruara në periudhën e fundit korrespondojnë me energjinë sizmike të një tërmeti me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter.
Fatmirësisht, kjo situatë është qetësuar më shpejt nga sa prisnim”, tha Efthimios Lekas, i cili theksoi se në zonë ishte akumuluar një sasi e madhe energjie që po akumulohej gradualisht.