Ballina Politika Ish-ministri socialist e pranon/ Në kohën e Bashës në Bashki, ishte Rama...

Ish-ministri socialist e pranon/ Në kohën e Bashës në Bashki, ishte Rama dhe Rilindja që bllokuan tramvajin e Tiranës

82
0

Ish-ministri dhe deputeti i PS-së, Arben Malaj, nëpërmjet një statusi në facebook, ka hedhur dritë mbi një fakt të rëndësishëm, që shumë pak e dinë të vërtetën. Pasi Rama ka ironizuar Bashën për tramvajin e Tiranës, Malaj ka reaguar duke thënë se “tramvajin në Tiranë, në kohën e Bashës, e bllokoi Rilindja”.

Sipas ish-ministrit socialist, kjo shkelje flagrante e ligjit, shkoi deri në gjykatë.

“Disa të vërteta, sado të hidhura të jenë, duhet t’i duhen thënë në sy Ramës që të mos i përkeqësohet profili politik, duke deformuar dhe gënjyer për të vërteta konkrete dhe kokëforta.” – shkruan ish-deputeti i PS-së, Arben Malaj.

Më poshtë reagimi i plotë:

Disa të vërteta, sado të hidhura të jenë, duhet t’i duhen thënë në sy Ramës që të mos i përkeqësohet profili politik, duke deformuar dhe gënjyer për të vërteta konkrete dhe kokëforta.

Tramvajin në Tiranë, në kohën e Bashës, e bllokoi “Rilindja”.
Ministria e Financës bllokoi çeljen e llogarisë së bashkisë, ku do të depozitoheshin 750.000 euro nga fondi i qeverisë franceze për studimin e fizibilitetit.
Kjo shkelje flagrante e ligjit nga Ministria e Financës u denoncua deri në prokurori.
Bllokimi i studimit të fizibilitetit bllokoi projektin.
Tramvaji dhe jo metroja është zgjidhja e parë dhe më e mira për Tiranën.
Qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë 11 vite që s’kanë bërë asgjë për këtë investim jetik.
Ballafaqimi me të vërtetën është vetëm detyrim profesional dhe e mirë publike.

Fundjavë të bukur,
Arbeni