Policia e Vlorës ka parandaluar në kohë një ngjarje kriminale mes të miturve. Sic njofton policia, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, u parandalua një përshkallëzim i dhunës mes të miturve, ku dy adoleshentë, 15 dhe 17 vjeç, kanë kanosur, për motive të dobëta, një të mitur 11-vjeçar.
Gjatë kontrollit të zonës që frekuentonin të miturit, u gjetën mjete prerëse dhe shkopinj druri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet për të dyja rastet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Vlorës mbetet e angazhuar për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë, duke denoncuar çdo paligjshmëri në numrin falas 112.