Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij Joan Pelushi ka mbajtur meshën në katedralen e Korçës ditën e sotme, aty ku ka shërbyer si mitropolit për 27 vite me radhë.
Të pranishëm në meshë kanë qenë jo vetëm besimtarët të shumtë ortodokse të juglindjes së vendit por edhe hierarkia ortodokse e Shqipërisë.
Kjo është mesha e parë në katedralen e Korçës pas fronëzimit të Kryepeshkopit Joan, ndërsa gjatë fjalës së tij nuk ka fshehur emocionet kur ka falënderuar gjithë klerikët e juglindjes së vendit që kanë shërbyer me të.
Mitropolia e Korçës deri në zgjedhjen e mitropolitit të ri do të jetë në mbikëqyrjen e Fortlumturisë Joan Pelushi.