Sali Berisha ka marrë goditjen e parë të saltros me primaret në Kavajë. Pasi la jashtë listave më të votuarin e qarkut, dhe futi në vend të tij djalin e xhaxhait të ish-kryebashkiakut socialist, Elvis Rroshi, drejtuesi politik i Kavajës, Fisnik Qosja iu përgjigj ftesës së kryeministrit Rama dhe mori pjesë në një takim me turoperatorët në Vlorë.
Ramës nuk i shpëtoi prezenca e tij në takim dhe e thumboi.
“Kavaja, kemi patur ca problem me primaret aty. Është kryebashkiaku këtu, e përshëndes. E shoh që je turbulluar nga primaret. Po po, me dy gishta sigurisht. Por themi ta bëjmë edhe Kavajën pjesë të këtij zhvillimi”.
7 javë para zgjedhjeve, Berisha po merr mesazhin e qartë nga bastioni i djathtë, Kavaja, Bashkia e së cilës drejtohet nga demokratët, por në zgjedhjet e 11 majit s’do të kenë përfaqësues të tyre për ta votuar. Kjo është hera e parë që Qosja del nga rreshti i Berishës dhe i përgjigjet ftesave të Ramës. Si kryebashkiak ai ka marrë pjesë dhe në takime të tjera.
Ndërsa në takimin me turoperatorët, kryeministri pati një bashkëbisedim dhe kritika për informalitetin e hotelierëve. Ai i paralajmëroi se do u ccojë inspektorët te dera, ndërsa në 2026 do i japë fund me platformë dixhitale.
“Bëni hile të madhe me deklarimin e netëve të fjetëve. Po ju japim mundësinë e paradeklarimit, nëse nuk doni kontrolle deri në maj, do të paguani detyrimin tek bashkia. Përgatituni, në 2026 s’keni nga lëvizni se do fusim platformën e-visitors”
Kryeministri tha se së shpejti edhe policia do të minimizohet gjatë sezonit turistik, për tu zëvendësuar me kamera inteligjente. Por masat do të jenë më të rrepta.
“Jam dakord me këtë të Policisë. Nuk po them fare, por do të ketë më pak policë. Kemi projektin me Emiratet e Bashkuara Arabe. Policia s’do të jetë e nevojshme. Por kamera inteligjente do të kapë ccdo gjë, të regjistruar, edhe një kanocce bosh të hedhur kot, do kapet”.