Ballina Aktualitet Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat...

Reshje shiu dhe dëbore/ Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat gjatë ditës

40
0

Si pasojë e kalimit të një sistemi frontal nga Italia drejt territorit shqiptar do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm.

Orët e paradites paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash deri mesatare ku në zonat veriperëndimore do të jenë më të dëndura duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu, ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin reshje shiu në të gjithë Ultësirën Perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella malore.

Gjatë natës pritet intensifikim i reshjeve në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 4°C vlera minimale e shënuar në zonat malore deri në 22°C vlera maksimale e cila pritet në zonat bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 60 km/h nga drejtimi Jugor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 6 ballë.