Juristja Nertila Haxhiaj ka komentuar publikimin e fundit të këngës së ikonës së muzikës shqipe, Parashqevi Simakut.
Në lidhje direkte në “Weekend”, Haxhiaj tha se vëmendja duhet të jetë tek dyshimi se ajo është dhunuar seksualisht në Shqipëri nga sigurimi i shtetit.
“I kam ndjekur intervistat e Ilirijanit, edhe prandaj jam e prekur për mbivendosjen e tij, sepse duhet të kishte qëndruar tek mbështjetja psikologjike dhe humane”, tha ajo.
“E kemi përjetuar një traumë kombëtare me gjendjen e Parashqevisë, në anën tjetër ky Iliriani që bëri mirë, po tenton të marrë gjithë mbretërinë. Parashqevinë në art duhet ta lëmë të lirë”.
“Në Shqipëri dyshohet që është përdorur dhe dhunuar seksualisht nga persona nga sigurimi i shtetit”, përfundoi ajo.