Ballina Kulturë Vlorë, muzeu hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli...

Vlorë, muzeu hebraik gati brenda 2 vitesh, Rama inspekton punimet: Gur themeli për marrëdhëniet tona me Izraelin

20
0

Muzeu Hebraik & Qendra Multifunksionale e Zhvillimit Rajonal në Vlorë, që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot, pritet të përfundojë brenda 2 vitesh.

Sot paradite kryeministri Edi Rama së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe ishin për të inspektuar punimet që kanë nisur një muaj më parë.
Godina do të vishet me 98% me gur shqiptar, 2 % gur lokal izraelit.

Muzeu po ngrihet mbi lagjen e dikurshme të hebrenjve dhe ndodhet në sheshin kryesor të qytetit, afër tre muzeve të tjerë, Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Muzeut Historik dhe Muzeut Etnografik, ku Muzeu Hebraik Shqiptar do te jete pjese e kompleksit kulturor.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama inkurajoi përshpejtimin e punimeve, teksa theksoi se ky Muze është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës dhe në mozaikun shqiptar dhe se me vendosjen e linjes ajrore direkt me Izraelin do të kthehet në një destinacion të lakmuar turistik.

“Besoj që do e bëni më shpejt se dy vjet apo jo, domethënë besoj që është ndërtim që ka kompleksitet, por nuk është i pamundur që për 8- muaj të bëhet, nga ana ndërtimore.  Unë mendoj që kompania për 8-9 muaj e mbyll këtë. Është shumë e rëndësishme që të kuptohet nga të gjithë që ky është një gur i munguar në mozaikun  e Vlorës po dhe në mozaikun shqiptar“ – u shpreh Kryeministri.

Ai kërkoi që të nisë paralelisht dhe puna e muzealizimit

“Muzealizimin ta nisim paralel, tha ai

“Jemi duke lidhur kontratën me kompaninë amerikane që është përgjegjëse për muzealizimin. Do të donim që brenda një viti të jetë gati” u tha gjatë prezantimit.