Ballina Politika Arben Ahmetaj “shpërthen” ndaj Ramës: Trashëgimia e tij do të jetë krimi...

Arben Ahmetaj “shpërthen” ndaj Ramës: Trashëgimia e tij do të jetë krimi i organizuar, keni parë vetëm majën e ajsbergut

103
0

Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka folur sërish nga Zvicra, aty dhe ku ndodhet pas largimit nga Shqipëria. Ai ka dhënë një intervistë për gazetarin Vincent W.J. van Gerven Oie.

Ai është ndalur dhe te lidhjet e qeverisë me krimin. Ahmetaj nuk është kursyer ndaj Edi Ramës.

Arben Ahmetaj: Në çdo ekonomi normale në botë, prodhimi vendas i ushqimeve dhe pijeve furnizon sektorin e turizmit dhe kështu bashkë me turizmin rritet baza prodhuese e vendit. Por në Shqipëri, turizmi furnizohet kryesisht nga importi. Mund të shihni lehtësisht statistikat që tregojnë se sektori prodhues është duke dhënë shpirt. Për më tepër, Shqipëria ka filluar të humbasë edhe atë pjesë të vogël të ekonomisë prodhuese që ka qenë e orientuar drejt eksportit. Kjo do të thotë që turizmi po ndihmon vetëm një grup të vogël aktorësh dhe nuk po shpërndahet në të gjithë popullsinë.

E gjithë kjo fuqizon, sikurse ju thatë, organizatat kriminale brenda Shqipërisë. Por nuk ndalet këtu. Këto organizata nuk pastrojnë thjesht para në ndërtim. Për të bërë këtë atyre u duhet akses politik. Ju keni folur për anëtarë të krimit të organizuar që shihen në zyrat e Kryeministrit, që marrin tenderë shtetërorë dhe që veprimtaria e tyre e pastrimit të parave në ndërtimi koordinohen prej tij—është ai që zgjedh arkitektët që bëjnë projektet, jep lejet e ndërtimit, jep licencat e kazinove e kështu me radhë. Dhe në këmbim, ai ka marrë shumë favore: fluturime çarter, qëndrime në hotele detoksifikimi, bileta për ndeshje basketbolli në Amerikë—dhe këto janë vetëm maja e ajsbergut. Ju keni thënë se “pas çdo afere do të gjeni emrin e tij” dhe keni parashikuar se “trashëgimia e tij do të jetë krimi i organizuar.”