Ballina Politika Endri Hasa: Pse refuzon Edi Rama t’i përgjigjet Lulzim Bashës?

Endri Hasa: Pse refuzon Edi Rama t’i përgjigjet Lulzim Bashës?

24
0

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Elbasanin, Endri Hasa, ka reaguar në rrjetet sociale, duke sfiduar kryeministrin Edi Rama për heshtjen e tij përballë pyetjeve të Lulzim Bashës.

Prej një jave, Lulzim Basha i përsërit të njëjtën pyetje Edi Ramës: Ku i ke shokët? Fshehja pas gajasjes dhe montazheve është veprim prej struci që fut kokën në rërë, por nuk jep përgjigje,” – shkruan Hasa.

“Si ka mundësi që është kaq e vështirë ta shohësh veten në pasqyrë? Si nuk të ka mbetur asnjë shok, asnjë mik, asnjë socialist? Si ka mundësi që egoja për pushtet të ka bërë Judën mes socialistëve, duke i tradhtuar të gjithë me radhë?”

“Por kot e ke! Edhe kostumi yt me vija të bardha do të qepet, herët a vonë. Shumë nuk besuan tek SPAK. Shumë nuk e besuan arrestimin e Veliajt, Beqajt, Ahmetajt, Kokës etj… Por vjen gjithmonë një ditë që ta hedhin çelësin në det, o Ramë!” – përfundon ai.

Postimi i Hasës:

Pse refuzon Edi Rama ti përgjigjet Lulzim Bashës
Lulzim Basha prej një jave i përsërit të njëjtën pyetje Edi Ramës: Ku i ke shokët?
Fshehja pas gajasjes dhe montazheve e Edi Ramës është një veprim prej struci që fut kokën në rërë, por nuk jep përgjigje.
Si ka mundësi që është kaq e vështirë ta shohësh veten në pasqyrë? Si s’të ka mbetur asnjë shok, asnjë mik, asnjë socialist. Si ka mundësi që egoja për pushtet të ka bërë Judën mes socialistëve, duke i tradhëtuar të gjithë me rradhë?
Por kot e ke. Edhe kostumi jot me vija të bardha do të qepet herët ose vonë. Shumë ishin ata që s’kishin besim tek SPAK. Shumë ishin ata që se besonin arrestimin e Veliajt, Beqajt, Ahmetaj, Kokës etj…por vjen gjithmonë një ditë që ta hedhin çelësin në det o Rame.