Ballina Sport Gasperini i hapur për bisedime me Romën: Kush nuk do ta dëshironte?

Gasperini i hapur për bisedime me Romën: Kush nuk do ta dëshironte?

28
0

Trajneri i Atalantës, Gian Piero Gasperini, e ka pranuar se do të mirëpriste një mundësi për të biseduar me AS Romën.

Gasperini është lidhur me një kalim te ‘Giallorossi’ për sezonin e ri, pasi trajneri aktual i ‘romakëve’ Claudio Ranieri, pritet të largohet në qershor.

“Roma? Kush nuk do ta dëshironte? Është një vend i mrekullueshëm, i jashtëzakonshëm, me një mbështetje të jashtëzakonshme. Do të ishte një burim krenarie, por është e vështirë të parashikosh se çfarë do të ndodhë”, ka thënë Ranieri për mediet italiane.

“Roma është si kombëtarja, të gjithë e pëlqejnë”, theksoi ai.