Ballina Bota Kabineti Trump bën gafën e gafave, fut redaktorin e gazetës në grupin...

Kabineti Trump bën gafën e gafave, fut redaktorin e gazetës në grupin “sekret” në Signal

34
0

Është një bombë mediatike: një gazetar u shtua aksidentalisht në bisedën sekrete të ekipit Trump.

Besojeni apo jo, historia është e vërtetë dhe e ka pohuar edhe Shtëpia e Bardhë, edhe zëvendëspresidenti amerikan JD Vance!

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare, Michael Waltz, shtoi aksidentalisht një redaktor nga “The Atlantic” në një bisedë sekrete në grupin Signal, ku po diskutoheshin operacionet konfidenciale – duke përfshirë sulmet e planifikuara ndaj Houthi-ve të Jemenit.

Grupi përfshinte 18 persona, mes të cilëve Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-ve, Pete Hegseth, i dërguari për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, këshilltari për sigurinë kombëtare, Michael Waltz dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Stephen Miller.

Biseda përmbante diskutime aktive rreth operacioneve ushtarake të SHBA-ve në Jemen, duke përfshirë plane të detajuara për armët, kohën e goditjes dhe objektivat.

Në fillim, gazetari mendoi se ishte një shaka – por vetëm disa orë më vonë, SHBA-të në fakt filluan të nisnin sulmet në Jemen.

Aty ai kuptoi se ishte përfshirë gabimisht në grupin në Signal dhe arriti të shkrepte disa fotografi nga brenda bisedave.

Prej tyre mund të shihet edhe mënyra se si zyrtarët amerikanë komunikojnë.

Teksa shumica ruajnë një fjalor deri diku institucional, vetë Waltz duket ai më i “ekzaltuari”, duke përdorur emoji me flakë, flamur amerikan dhe grusht.

Lidhur me gjithë çështjen, Jeffrey Golderb, redaktori i Atlantic, shkroi edhe një editorial të titulluar “Administrata Trump gabimisht më çoi mesazhe për planet e luftës”.

Shkrimi është shpërndarë me mijëra herë dhe tashmë integriteti i administratës amerikane dhe profesionalizmi po vihen në dyshim.

Partia Demokratike reagoi menjëherë, me disa figura të opozitës, si kongresmeni i Arizonës, Ruben Gallego, ish-marins, që e quajti atë “amatorizëm”.

“Këta janë gjenitë që po shesin gjithashtu Ukrainën dhe po shkatërrojnë aleancat tona në mbarë botën. Nuk është çudi që Putini po i turpëron ata në tryezën e bisedimeve”, shkroi Gallego në X.