Ballina Kulturë Karnavalet e Korçës rikthehen në TKOB, opereta do të luhet për 3...

Karnavalet e Korçës rikthehen në TKOB, opereta do të luhet për 3 netë

34
0

Ngjyrat, të qeshurat, këngët dhe kostumet tradicionale të Karnavaleve të Korçës do të rikthehen sërish në skenën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Opereta shqiptare me tre akte, që ironizon shoqërinë feudale-borgjeze, përmes notave të humorit, mbetet një nga shfaqjet më të dashura për publikun.

Narrativa dhe loja aktoriale e shfaqjes sillet rreth fejesës së Afrovitit. I ati, Nikollaq Samarxhiu do një dhëndër të kamur për vajzën, e ëma, Olimbi, një dhëndër intelektual, e këtu nis gjithë konflikti në familjen e pasur korçare.

Kësaj here Teatri i Operas dhe Baletit fton edhe publikun që t’i bashkohet atmosferës së karnavaleve dhe te jenë me maska. Shfaqja do të luhet për tre netë, duke nisur nga data 24 Mars.