Ballina Kronika Lushnje/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit...

Lushnje/ Kamerat e sigurisë filmuan dhunën e dy të rinjve ndaj burrit me aftësi të kufizuara në të folur e dëgjim! 44 vjeçari rëndë tek Trauma

48
0

Policia ka në dorë pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë mbrëmjen e 20 marsit, jo shumë larg Xhamisë së Lushnjes ku dy të rinj kanë dhunuar një 44 vjeçar me aftësi të kufizuara në të folur dhe dëgjim (Shurdhmemec)

Fabjol Hysi është dhunuar brutalisht me sende të forta dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe pranë tij ndodhet e ëma.

Ndërkohë dje kanë dalë para gjykatës dy të rinjtë e arrestuar për këtë dhunë Enea Korreshi, 18 vjeç, dhe Irgi Nasufi, 21 vjeç, të dy banues në këtë qytet. Ata akuzohen për plagosjen e rëndë të Fabjol Hysit dhe ndaj tyre është dhënë masa e sigurisë ‘arrest me burg’

Pamjet e kamerave të sigurisë kanë treguar se të rinjtë pasi e kanë ngacmuar me fjalë më pas e kanë dhunuar.  Burimet bëjnë me dije se si pasojë e dhunës, 44-vjeçari ka pësuar fraktura në kafkë dhe hemorragji në tru, ndërsa aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në luftë për jetën