Ballina Europë Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana! Projekti synon të...

Një metro për të lidhur Europën, pjesë edhe Tirana! Projekti synon të bashkojë 39 destinacione kryesore

32
0

Europa mund të ketë një rrjet hekurudhor të integruar në të gjithë kontinentin deri në vitin 2040. Një projekt i ri inovativ synon të lidhë 39 destinacione kryesore në të gjithë kontinetin që siç duket në këtë hartë ka bërë pjesë edhe Tiranën, e cila është në linjën që lidh Lisbonën me Kievin.

Ky propozim ambicioz i quajtur Starline vjen nga instituti “21st Europe” me qendër në Danimarkë dhe synon të krijojë një sistem të ndërlidhur treni më një shpejtësi të lartë që do të funksionojë si një “metro kontinentale”.

Rrjeti hekurudhor prej 22 mijë kilometrash arrin gjithashtu edhe në Britani, Turqi dhe Ukrainë.

Trenat parashikohen të udhëtojnë me shpejtësi 300-400 km/h.

Ky sistem do të mundësonte reduktimin drastik të kohës së udhëtimit mes qyteteve kryesore evropiane. Për shembull, një udhëtim nga Helsinki në Berlin do të zgjaste vetem 5 orë.

Projektuesit e sistemit synojnë të krijojnë një rrjet efikas dhe të qëndrueshëm, duke u bazuar në energjinë elektrike të pastër, si dhe duke ulur ndotjen e shkaktuar nga trafiku ajror dhe rrugor.