Ballina Rajoni Santorini mirëpret anijen e parë turistike pas tërmeteve, “shpërthen” entuziasmi në ishull

Santorini mirëpret anijen e parë turistike pas tërmeteve, “shpërthen” entuziasmi në ishull

28
0

Një anije me turistë të huaj ka mbërritur në Santorini, për herë të parë që kur ishulli “u boshatis” pas aktivitetit sizmik. Aktiviteti sizmik në ishullin e njohur shkaktoi panik tek banorët dhe turistët, ndërsa kjo situatë u pa mjaft shqetësuese për sezonin turistik.

Megjithatë, si duket situata është drejt normalitetit, pasi edhe vetë udhëtarët kanë shprehur entuziazmin e tyre për pushimet në destinacionin e njohur, ndërsa theksuan se garancitë e dhëna nga qeveria greke i bindën për të vizituar ishullin. Ata thanë se nuk do të vinin në ishulll nëse nuk do të kishte siguri.

“Nuk do të vinim nëse nuk do të kishte siguri. Qeveria greke tha ishulli është i sigurt, kështu që u ndjeva rehat të vija”, u shpreh Deborah Terry.

Ndërkohë, një pronar i një dyqani në ishull, Tassos Kontos, shpreson që gjërat të kthehen në normalitet dhe njerëzit të rikthehen.

Vala e tërmeteve të muajit Shkurt detyroi jo vetëm ata pak turistë, por edhe banorët vendas të largoheshin nga ishulli, çfarë solli një shqetësim të madh tek autoritetet greke për sezonin turistik.