Ballina Lifestyle Tiger Wood konfirmon romancën me Vanessa Trump

Tiger Wood konfirmon romancën me Vanessa Trump

32
0

Ylli i golfit Tiger Woods ka konfirmuar lidhjen e tij me ish gruan e djalit të Presidentit Donald Trump, duke postuar dy foto në rrjetet sociale me një postim që thotë: “Dashuria është në ajër”, raporton CNN.

Woods dhe Vanessa Trump, e cila u divorcua nga Donald Trump Jr. në vitin 2018, janë parë në Torrey Pines në San Diego me vajzën e saj, Kai, kur Woods mbërriti për të dhënë trofeun për fituesin e Genesis Invitational. Kai Trump ndjek shkollën Benjamin me djemtë e Woods, Sam dhe Charlie.

“Dashuria është në ajër dhe jeta është më e mirë me ty përkrah meje! Nuk mund të presim të nisim udhëtimin tonë të jetës së bashku”, shkroi Woods në X, ku ka 6.4 milionë ndjekës.

Woods dhe Vanessa Trump kanë qenë në qendër të thashethemeve në javët e fundit. Ajo ishte e martuar me Donald Trump Jr. për 12 vjet dhe ka pesë fëmijë me të, shkruan ANSA.

Woods ka dy fëmijë nga martesa e tij me Elin Nordegren, nga e cila u divorcua në vitin 2010. Lidhja e tij e vetme tjetër publike ka qenë me Erica Herman, e cila ka zgjatur rreth shtatë vjet dhe ka përfunduar në tetor 2022.