Ballina Lifestyle U padit për sulm s*ksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit,...

U padit për sulm s*ksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve të filmit, aktori i njohur mohon akuzat: Unë kurrë nuk…

36
0

Aktori francez Gerard Depardieu po përballet me drejtësinë, pasi gjyqi i tij për sulm seksual ndaj dy grave gjatë xhirimeve në vitin 2021 filloi më 24 mars, në Paris.

Sipos New York Times, aktori 76-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar një kostumografe 54-vjeçare dhe një asistent regjisor 34-vjeçar në xhirimet e filmit The Greensts.

Sipas aktakuzës, Depardieu ka bërë komente të turpshme dhe kontakte të padëshiruara fizike, ndërsa në një rast dyshohet se ka bllokuar njërën nga gratë me këmbë dhe e ka shkelur para anëtarëve të tjerë të ekuipazhit. Të dyja gratë kanë bërë ankesa formale, ndërkohë që identiteti i tyre mbetet konfidencial, sipas legjislacionit francez për të mbrojtur viktimat e dhunës seksuale.

Depardieu mohon të gjitha akuzat. Në një letër të hapur të botuar në Le Figaro në tetor 2023, ai shkroi: “Unë kurrë, kurrë nuk kam abuzuar me një grua”.

Gjyqi fillimisht ishte planifikuar për në tetor 2024, por u shty për shkak të problemeve shëndetësore të aktorit . Avokati i tij, Jeremy Assu, tha se klienti i tij ka kryer katër operacione në zemër dhe vuan nga diabeti.

Megjithatë, një ekspert mjekësor i caktuar nga gjykata vendosi se ai është kompetent për t’u gjykuar. Depardieu pritet të marrë pjesë në gjyqin, i cili do të zgjasë dy ditë, me pushime të planifikuara.

Edhe pse Depardieu është akuzuar për sjellje të papërshtatshme nga rreth 20 gra në të kaluarën, kjo është hera e parë që një rast sulmi seksual ka arritur në sy të publikut. Shumë nga rastet e mëparshme u pushuan për shkak të parashkrimit ose mungesës së provave.

Gjatë procesit gjyqësor, pritet të dëshmojnë dëshmitarët, por nuk pritet një vendim i menjëhershëm.