Ballina Kronika Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë,...

Aksident në Elbasan/ Makina përplaset me një mjet të tonazhit të rëndë, raportohet për dy persona të plagosur

32
0

Një aksident i frikshëm ndodhi afër mesnatës midis 24 dhe 25 Marsit në aksin e rrugës Elbasan-Rrethrrotullimi i Bradasheshit.

Një makinë e cila dyshohet se po qarkullonte me shpejtësi tej normave të lejuara është përplasur me një automjet të tonazhit të rëndë.

Autovetura në tentativë parakalimi ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe ka goditur fuqishëm nga pas automjetin tjetër që ishte gjithashtu në lëvizje.

Për pasojë autovetura është shkatërruar pothuajse plotësisht dhe gomat e para nga goditja me automjetin tjetër kanë “fluturuar” disa metra larg.

Paraprakisht konfirmohet se drejtuesi i autoveturës dhe një person tjetër janë transportuar për në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ndërsa policia ka dokumentuar provat në vendin e aksidentit për të përcaktuar shkaktarin e ngjarjes që ndodhi në fshatin Katund i Ri në Njësinë Administrative Bradashesh.