Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i është përgjigjur kryeministrit me një pjesë të deklaratës së tij nga gjatë prezantimit të kandidatëve në Elbasan. Basha thotë se do t’ia përsëris kryeministrit pyetjen se ku i ka shokët deri kur të vij dita që këto pyetje të mos bëhen thjesht para gjyqit të opinionit publik, por para Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit.
Ai më tej i kërkon Ramës që t’u tregoj shqiptarëve është më buf se bufi që të vidhnin shokët pas shpine, apo është koka e kësja pune.
Basha më tej ironizoi edhe deklaratën e Ramës në Lezhë duke thënë se nuk e ngatërron atë me banjon dhe i kërkoi që t’i japë përgjigje pyetjes “ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkakohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?”.
“Ndaj, nga Elbasani sot dua t’ia përsëris atë që s’dua t’ia ndaj jo deri në 11 maj, por edhe kur të vij dita që këto pyetje të mos bëhen thjesht para gjyqit të opinionit publik, por para Gjykatës Speciale Kundër Korrupsionit. Edi Rama, Rame, tregoi shqiptarëve, a je më buf se bufi që të vidhnin shokët pas shpine, apo je ti koka e kësja pune.
Ky është mesazhi, ndaj dëgjoje mirë o Rame, se ndryshe nga ç’the sot në Lezhë nuk jam duke kërkuar banjon, nuk të ngatërroj ty me banjon, mos ki merak, por ktheji përgjigje shqiptarëve: ku i ke shokët, pse i ke shokët aty? A je i paaftë e duhet të shkarkohesh menjëherë, të shkarkohesh tani? Apo je pjesë e aferave korruptive dhe e ke vendin aty tek shokët, tek 7×7, 313-të?” – shpreht Basha.