Kryeministri Edi Rama u shfaq në rubrikën në “Sy m’sy” me “bufin e kënetës” që i dhuruan qytetarët gjatë vizitës në Vlorë. Rama tha se ky bufi është si yll dhe jo si këneta (Berisha) që po mban peng një forcë të tërë politike për veten e tij.
“Ky është si yll. Po këneta e atij që ka mbetur atje që lufton vetëm për veten e tij dhe mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpesë dhe sot është kënetë e mbaruar”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se Sali Berisha po mban peng PD-në.
“Po mban peng një forcë të tërë politike që lindi si shpresë dhe sot është kënetë. Nëse nuk do ta doja në BE, nuk do të harxhoja asnjë sekondë nga jeta ime, dhe jo më duke u marrë me të verbërit dhe të shurdhuarit nga zhurma e qua qua qua se janë të prekur se unë merrem me bufin. Në fakt unë nuk merrem me të, por ju që e mbani akoma aty. Unë thjesht konstatoj atë që sheh shumica e shqiptarëve që në krye të opozitës së ashtuquajtur është një buf kënete dhe që opozita është e gjitha tërësi krijesash në një kënetë të madhe politike dhe mediatike. “