Kombëtarja e Shqipërisë arriti një fitore të rëndësishme ndaj Andorrës, në xhiron e dytë të kualifikimeve për kampionatin botëror të vitit 2026.
“Kuqezinjtë” fituan 3-0, me dy golatë Rey Manajt dhe një të Myrto Uzunit.
Ajo që mori vëmendje para ndeshjes, ishte mospërfshirja e Etnik Brrutit, mesfushorit të Malishevës, në ndeshjen e sontme.
Selektori i Shqipërisë vendosi që ta lë në tribuna Brrutin, për ndeshjen e dytë radhazi, pas njësoj kishte vepruar edhe në takimin e parë ndaj Anglisë.
Për këtë situatë foli edhe vetë tekniku brazilian, duke thënë se Brrutit i duhet ende më shumë punë, për të siguruar një vend në bankën rezervë.
“Ai duhet të punojë më tepër në mënyrë që t’i zëvendësojë ata që unë i kam lënë në pankinë. Është lojtar i mirë, në këtë grumbullim ne kemi pasur të marrim 27 lojtarë, duke përfshirë katër portierë, kështu që e tillë ishte zgjedhja”, tha Sylvinho.
Brruti kaloi nga Kosova U21 – ku ishte kapiten – për te Shqipëria gjatë këtij muaji, duke shkaktuar bujë të madhe në opinion futbolldashës në Kosovë e Shqipëri.