Ballina Kuriozitete Ky prodhues veturash po i paguan punonjësit me mijëra euro për të...

Ky prodhues veturash po i paguan punonjësit me mijëra euro për të dhënë dorëheqjen

20
0

Disa punonjës të Stellantis në SHBA mund të fitojnë një shumë të madhe parash nëse japin dorëheqjen në javët e ardhshme.

Bëhet e ditur se prodhuesi i automjeteve po u ofron punonjësve deri në 66 mijë euro dhe gjashtë muaj përfitime mjekësore nëse e pranojnë ofertën.

Stellantis konfirmoi ofertën duke thënë se punonjësit tani kanë kohë deri më 8 maj për të vendosur.

Dhe ajo vjen vetëm për punonjësit e kualifikuar në objekte specifike në Michigan, Illinois dhe Ohio, ku prodhohen automjete si Jeep Wrangler dhe Ram 1500.

Ndryshe, oferta e fundit vjen pasi prodhuesi i automjeteve bëri propozime të ngjashme për 33,000 punonjës në 2023 dhe për 11,000 të tjerë në 2024.

Ndërsa është e paqartë se sa punonjës synon Stellantis me këtë raund.