Ballina Lifestyle Për herë të parë, Gjesti hap ‘thesin’, tregon se pse e nxorrën...

Për herë të parë, Gjesti hap ‘thesin’, tregon se pse e nxorrën nga BBVK dhe nuk i dhanë fitoren: Ata më…

47
0

Gjesti është një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, por historia e tij me reality show-n ka nisur më herët.

Fillimisht, ai ishte konkurrent në Big Brother VIP Kosova, ku arriti deri në ditën e 82-të.

Megjithatë, pas një përballjeje të fortë në nominim me Drilon Ramën – i cili më vonë u shpall fitues i spektaklit – Gjesti u eliminua.

Befasia më e madhe erdhi kur, vetëm 24 orë pas daljes nga BBVK, ai iu bashkua kastit të BBVA, duke u bërë pjesë e një tjetër aventure televizive.

Së fundmi, gjatë një bisede me Rozana Radin, u prek pikërisht kjo temë.

Rozana: “Pse nuk e fitove ti Big-un e Kosovës?”
Gjesti: “U kon hile.”

Në një tentativë për ta zbërthyer më shumë këtë deklaratë, Rozana e sfidoi duke i thënë:

Rozana: “U kon hile mendon ti?”
Gjesti: “Jo mendon, a don me ta kallxu pse? Jo mendon! Mos më shti tash me fol. Kur të dal jashtë të tregoj.”

Gjesti la të kuptohet se ka informacione të rëndësishme për mënyrën se si funksionoi spektakli në Kosovë, por për momentin nuk mund të flasë për shkak të kontratave që mund të ketë firmosur.

Me një gjest, ai i bëri me shenjë Rozanës se ky nuk është momenti i duhur për të zbuluar më shumë detaje.