Ballina Bota Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

Reagon gazetari që u përfshi aksidentalisht në bisedën konfidenciale të administratës Trump

18
0

Redaktori i gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, tha se nuk e ka përfunduar raportimin mbi bisedën mes zyrtarëve të administratës së presidentit amerikan, Donald Trumpit.

Sekretari i Mbrojtjes të SHBA-së, Pete Hegseth, dërgoi planet e luftës për sulmet e ardhshme ushtarake në Jemen në një bisedë grupi në Signal që përfshinte gazetarit e gazetës Atlantic, Jeffrey Goldberg, i cili ishte futur gabimisht në grup nga këshilltari i sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Kur u pyet nga CNN nëse do të publikojë informacion shtesë mbi mesazhet e grupit lidhur me sulmin e fundit ushtarak në Jemen, tani që zyrtarët kanë pohuar se asgjë në bisedë nuk ishte e klasifikuar, Goldberg u përgjigj se “thjesht po vazhdoj raportimin tim. Më shumë TK.” (TK është një shkurtim gazetaresk për “to come”, që nënkupton se më shumë informacion do të vijë).

Fillimisht, Goldberg vendosi të mos publikojë disa detaje nga biseda, përfshirë informacionin mbi objektivat e sulmeve të ndarë nga Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, me arsyetimin se materiali ishte shumë konfidencial dhe mund të rrezikonte personelin ushtarak.

Hegseth që atëherë ka pohuar se “askush nuk po shkëmbente plane lufte përmes mesazheve”, ndërsa disa zyrtarë të administratës kanë vënë në dyshim besueshmërinë e Goldbergut, duke ngritur pyetje nëse ai do të zbulojë më shumë përmbajtje nga biseda.

Ndër të tjera, Goldberg duhet të marrë parasysh edhe pasojat ligjore të publikimit.

Si një nga anëtarët e raportuar të grupit në Signal, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, ka deklaruar së fundmi në një çështje tjetër se “çdo publikim i paautorizuar i informacionit të klasifikuar është shkelje e ligjit dhe do të trajtohet si i tillë”.