Një përgjigje e merituar për kryeministrin Rama e cilëson Taulanda Jupi, kandidate për deputete e Koalicionit Euroaltantik, fushatën e Lulzim Bashës në rrjetet sociale. Jaupi tha në një studio televizive, se pavarësisht videove që shkëmben me Ramën, rritja e Bashës në rrjetet sociale vjen si pasojë e fushatës që demokratët euroatlantikë po bëjnë në terren.
“Është një përgjigje e merituar ndaj zotit Rama, i cili përpiqet gjithmonë të lëvizë diskursin politik. Ishte një përgjigje sipas modelit që Rama meriton. Ne e kemi shpallur programin më 1 qershor 2024. Batuta 7 herë 7 baras 313 është kthyer në hit. Rama po merr përgjigjen që meriton.
Besoj që rritja në rrjetet sociale ka ardhur si pasojë e akteve të rëndësishme që ne kemi ndërmarrë gjatë javës së fundit. Ky shtim i vëmendjes është kjo: nuk është e thjeshtë të garosh në atë shtegun e ngushtë që kjo mbyllje ka krijuar.”