Ballina Ekonomia Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin...

Guvernatori Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

28
0

Guvernatori i BSH, Gent Sejko thotë se ekonomia shqiptare vijon të qëndrojë në një trajektore pozitive zhvillimi.

Në konferencën për mediat, ai tha se vëllimi i aktivitetit ekonomik, punësimi dhe pagat kanë ardhur në rritje.

Ndërsa inflacioni qëndron në nivele të ulëta, Sejko tha se tregjet financiare shfaqen të qeta, ndërsa kreditimi ka shënuar një rritje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Sejko u shpreh se tensioni i lartë gjeopolitik  dhe rritja e mundshme e barrierave dhe e tarifave tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja potenciale negative në rritjen ekonomike dhe në inflacion.