Ballina Kosovë Kurti përshëndet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, falenderon presidenten Vjosa...

Kurti përshëndet njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Kenia, falenderon presidenten Vjosa Osmani: Vendim historik!

19
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar në Facebook për njohjen e Kosovës nga Kenia, një shtet shumë i rëndësishëm në kontinentin afrikan.

Ai ka shprehur falënderim ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe ish-presidentit Behgjet Pacolli.

“Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias na gëzon të gjithëve dhe është lajm shumë i mirë për Republikën. Falënderoj presidenten e vendit Vjosa Osmani dhe ish-presidentin Behgjet Pacolli për rolin e tyre, krahas edhe të gjithë atyre që kontribuan në këtë arritje”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Kurti ka thënë se me vullnet e gatishmëri presin bashkëpunim e partneritet mes dy shteteve.

“Mirënjohje për presidentin e Kenias William Samoei Ruto, i cili mori vendimin dhe hapin historik drejt afrimit të Kenias me Republikën e Kosovës dhe hapjes së rrugës për ndërtimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona.

Me vullnet e gatishmëri për bashkëpunim e partneritet të ngushtë në këtë kapitull të parë të marrëdhënieve me Kenian, që urojmë të jetë jetëgjatë, i frytshëm dhe produktiv”, ka thënë Kurti.