Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe 19 të tjerë janë plagosur si pasojë e zjarreve masive që po përfshijnë juglindjen e Koresë së Jugut, sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Brendshme dhe e Sigurisë.
Ky shpërthim është konsideruar si më e rënda në historinë e vendit, sipas presidentit të përkohshëm Han Duck-soo, i cili deklaroi se zjarret po “shkruajnë historinë e re të katastrofave më të mëdha të zjarreve në vendin tonë”.
Ndërkohë, më shumë se 23,000 persona janë evakuuar, ndërsa disa pika kulturore të trashëgimisë janë prekur, përfshirë tempullin budist një mijë e 300-vjeçar Gounsa, i cili është shkatërruar plotësisht.
Një helikopter zjarrfikës u rrëzua në malet e qarkut Uiseong, dhe autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.
Zjarret kanë shkatërruar rreth 17,000 hektarë pyje, duke u bërë të tretat më të mëdha në historinë e Koresë së Jugut për nga sipërfaqja e djegur.