Seriali i famshëm i HBO-s, “The Last of Us”, po rikthehet me sezonin e dytë, i cili pritet të fillojë transmetimin më 13 prill të këtij viti.
Kompania HBO ka publikuar një trailer të ri të këtij sezoni në platformën e YouTube, nga i cili zbulon detaje se çfarë i prej fansat e serialit.
Traileri zbulon disa nga zhvillimet kryesore që priten të ndodhin në vazhdimin e historisë, duke ofruar skena mbresëlënëse me aksion, emocione të forta dhe elemente të reja që premtojnë një eksperiencë akoma më të thellë dhe dramatike.
Pas suksesit të jashtëzakonshëm të sezonit të parë, pritshmëritë për sezonin e dytë të The Last of Us, janë jashtëzakonisht të larta.
Historia e këtij seriali flet për një popull i cili bie e një epidemie, të cilës nuk i dihet fundi dhe që e gjithë jetesa e tyre adaptohet për t’u shpëtuar personave të infektuar.
Ata janë në kërkim të një kure ende të pazbuluar.