Ballina Sport “Alarm” te Bayern, Davies mbyll sezonin, dëmtohet edhe Upamecano

“Alarm” te Bayern, Davies mbyll sezonin, dëmtohet edhe Upamecano

38
0

Në shtëpinë e Bayern Munich është ndezur “alarmi i kuq”, me trajnerin Kompany që merr dy lajme të hidhura përpara sfidës kundër Inter, më 8 dhe 16 prill. Alphonso Davies ka këputur ligamentet e gjurit të djathtë duke mbyllur sezonin. Rezonanca magnetike vërtetoi atë që të gjithë i druheshin më shumë, një dëmtim i rëndë në gju që kërkon minimalisht 6 muaj rikuperim. Kjo është një goditje shumë e fortë për Bayer dhe vetë lojtarin i cili sapo rinovoi kontratën e tij me gjigandët gjerman.

Kompany duhet të bëjë llogaritë pa anësorin e tij të preferuar për një kohë të gjatë, por për takimin kundër Inter duhet të bëjë edhe pa Upamecanon. Francezi iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara të cilat nxorën në pah një dëmtim në gjurin e majtë. Qendërmbrojtësi francez pritet të qëndrojë jashtë fushës së lojës për të paktën 6 javë.

Ndaj Inter, Kompany pritet të luajë me dyshen Dier-Kim në qendër. Nuk është ende e qartë edhe gjendja e Manuel Neuer. Portieri u rikthye të stërvitej me grupi pas atij dëmtimi të pësuar kundër Leverkusen, por u ndal sërish, duke qenë në dyshim të fortë për takimin e parë kundër ekipit zikaltër.

Pavarësisht kësaj situatë, në dukje shqetësuese, drejtori sportiv i Bayern Munich kërcënon Inter: “Kemi një skuadër të fortë, besoj se mund t’i kompensojmë këto mungesa. Mendoj se tani do të jemi më të bashkuar, kemi mjaftueshëm cilësi për të vijuar përpara me objektivat tanë”, u shpreh Max Eberl.