Ballina Politika Arben Ahmetaj rikthehet në ‘Facebook’, mesazhi misterioz i ish-ministrit

Arben Ahmetaj rikthehet në ‘Facebook’, mesazhi misterioz i ish-ministrit

0
101

Pas një heshtje të gjatë në rrjetet sociale, Arben Ahmetaj është rikthyer në Facebook përmes një postimi.

Luftojmë kundër tre gjigantëve, i dashur Sancho:

Padrejtësia, frika dhe injoranca”, ka shkruar Ahmetaj, duke cituar një shprehje të Miguel De Cervantes.

Nuk dihet se për kë është ky thumb i Ahmetajt, i cili prej gati 2 vitesh ndodhet në arrati pasi akuzohet për kryerjen e tre veprave penale: “Pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “korrupsion pasiv”.