Konglomerati shqiptar i tregtisë me pakicë dhe ndërtimit, Balfin Group tha se po zhvillon dy projekte të reja në Austri, me vlerë 34.3 milionë euro duke e çuar volumin total të investimeve në shtetin austriak në 100 milionë euro.
“Balfin Austria po zhvillon një projekt të ri rezidencial në kryeqytetin Vjenë me vlerë 27.5 milionë euro dhe një projekt të ri rezidencial buzë liqenit të Traunsee në Austrinë e Epërme me vlerë 6.8 milionë euro,” njoftoi grupi i zotëruar nga biznesmeni shqiptar Samir Mane në një postim në LinkedIn të martën.
Vitin e kaluar, në gusht, Balfin tha se portofoli i tij austriak përbëhej nga pesë projekte me vlerë 68 milionë euro. Një nga projektet e planifikuara në Gmunden është aktualisht në pritje, tha një zëdhënës i Balfin për SeeNews përmes telefonit.
Krahu Austriak i pasurive të paluajtshme të Balfin ka përfunduar një kompleks banimi me komunitet të mbyllur dhe një kompleks apartamentesh në Vjenë, me vlerë 11.4 milionë euro dhe 27.7 milionë euro respektivisht, dhe një shtëpi pushimi buzë liqenit në Gmunden me vlerë 12.5 milionë euro, sipas postimit të LinkedIn. Gjithashtu grupi po zhvillon një projekt banimi buzë lumit në Gmunden me vlerë 13.1 milionë euro.
Filiali Austriak i Balfin i pasurive të paluajtshme u krijua në 2018 në Vjenë. Më parë, kompania kishte përfunduar një kompleks banimi në qytetin verior të Altmuenster./ Seenews