Kandidati i Opozitës në Qarkun e Tiranës, Grigels Muçollari, ka debatuar ashpër në studion e “Opinion”, përballë Gjylametit, nisur nga angazhimet që ka marrë PS kur erdhi në pushtet dhe çfarë në realitet ka bërë.
Muçollari është ndalur tek një nga premtimet emblematike të rilindjes, që ka qënë lufta ndaj korrupsionit.
Ai solli raste konkrete të abuzimit me pushtetin, dhe në një moment tensioni hodhi përdhe qindra dokumente te procedurave te prokurimit të 4 muajve të fundit, të gjithë tenderë me flamur të kuq.
Muçollari përmendi rastin se si vëllai i deputetit merr miliona nga buxheti, dhe se si, skualifikohen të gjithë operatorët nga gara, për të nxjerrë fitues, klentin e paracaktuar.
Kandidati i PD dhe koalicionit ‘Shqipëria Madhështore’ tha se pikërisht korrupsioni qeveritar është një nga arsyet pse pensionet dhe pagat janë më të uletat në rajon.