Ballina Lifestyle Emily Ratajkowski e tronditur nga prerja e re e flokëve, ‘parukierja jote...

Emily Ratajkowski e tronditur nga prerja e re e flokëve, ‘parukierja jote duhet të shkojë në burg’, i shkruajnë komentuesit

36
0

Emily Ratajkowski vendosi të rinovojë modelin e flokëve të saj, por gjërat nuk dolën ashtu siç priste. Modelja e famshme, përmes një videoje që ka postuar në llogarinë e saj personale në TikTok, u ka treguar ndjekësve të saj online prerjen e dështuar të flokëve, duke mos e fshehur dot tronditjen nga rezultati.

“Kam vendosur një filtër sepse kam prerjen më të keqe të jetës sime dhe kam nevojë të ndihem bukur”, dëgjohet të thotë modelja 33-vjeçare në fillim të videos. Sapo tregon ndryshimin e flokëve, Ratajkowski shton: “Oh, ju menduat se po bëja shaka? Unë kam thekë në pjesën e pasme të kokës. A dukem si një anëtare e grupit Dare, apo si Karen O?

Imazhi i prezantuar nga Emily Ratajkowski nuk kaloi pa u vënë re, ku shumë fansa të saj shprehën të njëjtën tronditje si ajo. “Ti dukesh si Liam Gallagher,” shkroi një person, ndërsa një tjetër komentonte: “Kushdo që ta bëri këtë duhet të shkojë në burg”.

Disa komente të tjera që mori modelja e njohur ishin: “Po e paditni këtë person, po apo jo?”, “Mendoj se është xheloz për ty”, “Më ra nofulla. Ky është makthi im më i keq”, “Rri brenda deri në korrik”, ndërsa shumë e përmendën me humor se parukierja e urrente.