Ballina Lifestyle Gisele Bundchen shihet duke shijuar pushimet me Joaquim Valente pak pasi u...

Gisele Bundchen shihet duke shijuar pushimet me Joaquim Valente pak pasi u bë nënë për herë të tretë

30
0

Gisele Bundchen (44-vjeçare) dhe partneri i saj, trajneri brazilian Joaquim Valente, prej disa ditësh po shijojnë pushimet në Miami, ku paparacët i kapën duke kaluar një moment intim.

Çifti është fotografuar duke pushuar në një jaht privat dhe sipas fotove, afërsia e tyre nuk ka kaluar pa u vënë re.

Edhe pse të dy përpiqen ta mbajnë private lidhjen e tyre, paparacët e kanë ndjekur me vëmendje çdo lëvizje të tyre.

Ajo solli në jetë fëmijën e saj të tretë muajin e kaluar.

Lidhja e tyre u përfol në vitin 2022 dhe që atëherë ata janë bërë një temë e shpeshtë e vëmendjes së mediave. Meqë ra fjala, modelja braziliane solli në jetë fëmijën e saj të tretë muajin e kaluar.

Gisele me partnerin e saj të ri

Bundchen ka dy fëmijë nga martesa e saj me ish-futbollistin amerikan dhe tani komentatorin e FOX, Tom Brady.

Ata u divorcuan në vitin 2022 pas 13 vitesh martesë. Ky është fëmija i parë i saj së bashku me Joaquim.

Gisele është një nga modelet më të famshme në botë. Ajo ishte fytyra e markave më të famshme dhe fushatat e saj për ‘Victoria’s Secret’, ‘Chanel’ dhe shumë shtëpi të tjera të modës e bënë atë një nga modelet më të paguara në histori.