Ballina Rajoni Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e...

Greqi/ Kapet kokainë me vlerë rreth 6 mln euro në Portin e Pireut, erdhi nga Ekuadori! Ngarkesa e ndarë në dy pjesë, 2 qentë antidrogë i bëjnë ‘gjëmën’ karteleve të drogës

29
0

Dy ngarkesa kokaine janë zbuluar nga Doganat dhe Antidroga e Greqisë së fundmi në një operacion të befasishëm.

Ka qenë kontrolli i kontejnerëve të deklaruar me produkte industriale dhe ekzotike ai që çoi në zbulimin e dy pjesëve të mallit të fshehur mirë dhe që u gjet vetëm fal kontrollit me pajisje me rreze X (skanerit), por edhe dy qenve antidrogë, Max dhe Kybber.

Lajmi u konfirmua edhe nga inspektorët e AADE-së greke (Doganat), në portin e Pireut.

Konkretisht, gjatë kontrolleve në doganën e 3-të të Pireut, me një mjet vetëlëvizës me rreze X, në njësitë ftohëse të kontejnerëve u zbulua një lëndë organike e dyshimtë. Në rastin e parë, pas indikacionit pozitiv nga qentë zbulues Max dhe Kyberr, pasoi një kontroll fizik”, informoi media.

Në kontrollin e parë u gjetën 67 pako kokainë, me peshë bruto 78 kilogramë. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet në rreth 3.51 milionë euro.

Në rastin e dytë, gjatë kontrollit fizik nga inspektorët e doganave dhe policie helene, janë sekuestruar 47 pako kokainë, me peshë bruto 53 kilogramë dhe vlera e tyre llogaritet rreth 2.39 milionë euro.

Pesha totale bruto e kokainës arrin në 131 kilogramë dhe vlera e saj është 5.9 milionë euro. Hetimi është ende aktiv dhe nuk ka informacione për organizatat kriminale që po e prisnin apo destinacionet e saj.

Ndryshe nga herët e tjera, pakot e mbështjella me natriban nuk kanë pasur sipër tyre logo apo stampa të shënuara apo që personifikonin kode për pritësit e mallit.