Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar qëndrimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ndaj formimit të një qeverie të re, duke e cilësuar atë si bllokues.
Haradinaj ka komentuar qëndrimet kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka bërë të qartë se LDK nuk do të bashkëpunoj me Lëvizjen Vetëvendosje. Kurse, partive të tjera (PDK-dhe AAK-së) Abidxhiku iu ka vendosur kushte.
“LDK-ja nuk do të jetë pjesë e asnjë qeverie pa pozitën e kryeministrit”, kishte thënë Abidxhiku.
Duke komentuar këtë qëndrim, Haradinaj në Debat Plus e ka konsideruar si pengesë për formimin e një qeverie opozitare.
“Aktualisht pozicioni i LDK-së është bllokues. Nuk e mundëson krijimin e qeverisë së opozitës”, ka thënë Haradinaj.